Aktualitet Korrupsioni, SPAK kërkon 11 vite burg për ish-drejtorin e burgut “313” dhe...

Korrupsioni, SPAK kërkon 11 vite burg për ish-drejtorin e burgut “313” dhe dy ish-zyrtarë

Prokuroria e Posaçme kërkoi 11 vite burg në total për 3 të pandehurit e akuzuar për abuzime me tenderët në burgun 313 në Tiranë.

SPAK kërkoi dënimin me 4 vite burg të ish kreut të burgut Eduard Strugaj për akuzën e korrupsionit pasiv të përsëritur disa herë. 4 vite u kërkuan edhe për shtetasin Florin Ahmetaj, ish përgjegjës i logjistikës në këtë institucion, ndërsa 3 vite burg për Ervin Kurtullën.

SPAK akuzon dy zyrtarët se kanë marrë vlera monetare në këmbim të lidhjes së një kontrate tregtare me Kurtullën për shërbime në burg.