Kulturë Kosova propozon filmin “Zgjoi” për Oscars 2022

Kosova propozon filmin “Zgjoi” për Oscars 2022

Filmi “Zgjoi” me regjisore Blerta Bashollin është propozuar nga Kosova si kandidati zyrtar për Oscars 2022.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në faqen zyrtare në Facebook të mërkurën.

“Zgjoi” është tre herë fitues i festivalit të Sundance. Në njoftim është cilësuar si “një realizim me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtur dhe me gravitet të thellë”.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, dhe tregon për një grua kosovare (Fahrije Hoti) e cila ashtu si të gjithë bashkëkombësit e saj kanë vuajtur shumë pasojat e luftës me Serbinë, por ka gjetur forcën për të parë përpara dhe për t’u bërë e suksesshme.