Bota Kosova regjistron 14 viktima nga Covid

Kosova regjistron 14 viktima nga Covid

Kosova ka regjistruar 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Analizat laboratorike kanë identifikuar 519 të infektuar të rinj me koronavirus në 24 orët e fundit.

Numrin më të madh të rasteve e mban Prishtina me 215 raste të reja. 926 qytetarë nga Kosova janë shëruar në 24 orë.

Që prej fillimit të epidemisë, Kosova numëron 43 324 të infektuar dhe 1 120 vdekje.