Politika KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit

KQZ miratoi projektvendimet për shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e 25 Prillit, në 12 qarqet e vendit.

Zyrtarisht, Partia Socialiste merr 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Opozita kishte kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre.