Kryesore KQZ vendos votim dhe numërim elektronik në Vorë, Kamzë dhe Elbasan

KQZ vendos votim dhe numërim elektronik në Vorë, Kamzë dhe Elbasan

Komisioni Qendror ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme që në zgjedhjet e 14 majit të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në 3 bashki: Vorë, Kamzë dhe Elbasan.

Projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik u zbatua për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në një KZAZ në kryeqytet dhe në zgjedhjet e pjesshme në 6 mars të vitit që shkoi në bashkinë Vorë.

Gjatë mbledhjes u bë me dije se KQZ kërkoi shtrirjen e projektit pilot në 6 bashki, fondi për të cilat shkonte mbi 3 mld lekë, por fondi i dhënë nga Këshilli i Ministrave është 800 mln lekë, që janë të mjaftueshme për ta zbatuar këtë projekt në vetëm 3 bashki.