Kulturë Çfarë dihet për Kukësin, qytetin e mikpritjes dhe bujarisë

Çfarë dihet për Kukësin, qytetin e mikpritjes dhe bujarisë

Origjina e emrit: Në vitin 1571 njihet me emrin Kukufic. Në vitin 1879 shënohet me emrin Kukusa.

Themeluar: Në vitin 1160. Në vitin 1978 Kukësi antik u evakua pasi u përmbyt nga ujërat e ndërtimit të hidrocentralit të parë mbi lumin Drin. Qyteti i ri me të njëjtin emër u ndërtua 350 metra mbi nivelin e detit dhe njohu zhvillim gjatë regjimit komunist.

Gjurmët më të vjetra i përkasin periudhës së Neolitit 6000-4000 vjet para Krishtit.

Objektet më kryesore: Muzeumi Historik, Fabrika e Qilimave dhe aeroporti.

Karakteristikë: Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.

Në vitin 2000 Kukësi u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova të dëbuar nga ushtria, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë. Në vitin 2010, banorët e Kukësit u shpallën nga USAID, si më të lumturit e Shqipërisë.