Kryesore Krimet zgjedhore, 5 të arrestuar

Krimet zgjedhore, 5 të arrestuar

Prokuroria ka njoftuar sot se deri në datë 7 Maj ka regjistruar 38 procedime penale për shkelje gjatë procesit zgjedhur ndërsa 50 të tjera janë në verifikim.

Bëhet fjalë për akuza si pengimi i subjekteve zgjedhore, falsifikim i materialit zgjedhor dhe rezultateve, dëmtim me dashje i materialit zgjedhor, shkelja e fshehtësisë së votimit, votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar, korrupsioni aktiv apo pasiv në zgjedhje, përdorim i funksionit publik, kanosje, dhunim apo pengim i zgjedhësve, braktisje e detyrës e anëtarëve të komisioneve të zgjedhjeve, etj.

Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për këto vepra ndërsa janë arrestuar në flagrancë 5 persona.

Prokuroritë kanë marrë gjatë kësaj periudhe 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve.