Aktualitet Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot George Frendo

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot George Frendo

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot George Frendo. Zyra e shtypit të KISH njofton se Ipeshkvi Ndihmës i arkidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ka pasur sot një video-telefonatë me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

Sipas tyre nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet “normal” të Covid 19.

“Situata shëndetësore e Imzot Frendos është shumë e qëndrueshme dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, terapi kjo e nevojshme stabilizimi për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit.

Situata paraqitet shumë e qetë. Imzot Frendo është shprehur se mezi po pret që të kthehet në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetës aktiviteteve dhe jetës baritore”, thuhet në njoftim.