Ekonomi Kryeministri njoftim të rëndësishëm për pagesat e qirave

Kryeministri njoftim të rëndësishëm për pagesat e qirave

Të gjitha bizneset e vogla, të cilat kanë ndaluar punën gjatë kohës së pandemisë, nuk do të duhet që të paguajnë qiratë e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Kreu i qeverisë thekson qeradhënësit janë ndaluar që të kërkojnë qiratë në këto kohë, dhe nëse nuk zbatojnë urdhrin, do të gjobiten me 5-fishin e vlerës së qirasë përkatëse.

“Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës! Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin! Qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse! Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, shkruan Kryeministri Edi Rama.