Sport Kryeqyteti është “i kuq”! Partizani fiton derbin e çmendur ndaj Tiranës

Kryeqyteti është “i kuq”! Partizani fiton derbin e çmendur ndaj Tiranës

Partizani fitoi një derbi të çmendur ndaj Tiranës, me rezultatin 2-1.

“Të kuqtë” triumfuan ndaj Tiranës në një ndeshje plot dramatacitet dhe emocione. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, më saktë në minutat e fundit.

Fillimisht ishte Maguette që i dha avantazhin Partizanit me një gol në minutën e 77-të. Florent Hasani barazoi shifrat për Tiranën në minutën e 90-të, por ky barazim zgjati vetëm një minutë.

Në minutën e 91-të, Mensah riktheu avantazhin për Partizanin, me rezultatin që nuk ndryshoi më.

Vlen të përmendet se Tirana u ndal dy herë nga traversa, ndërsa në fund të takimit portieri Abdullahu, bëri një gjuajtje spektakolare, por u ndal nga Hoxha.

Në fund 2-1 dhe Partizani vijon të dominojë në derbin e kryeqytetit, me Tiranën që nuk fiton prej një viti, me katër takimet e fundit që kanë folur për “të kuqtë”, me tre fitore dhe një barazim.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Tirana zbret në vendin e katërt me 13 pikë.