Sport Kuper bën gafë me ndërrimet, kombëtarja afrikane rrezikon të humbë Botërorin

Kuper bën gafë me ndërrimet, kombëtarja afrikane rrezikon të humbë Botërorin

Një garë e rëndë, në nivel amator, mund të lërë jashtë Botërorit të Katarit kombëtaren e drejtuar nga trajneri i njohur argjentinas, Hektor Kuper. Republika e Kongos fitoi me Beninin dhe vazhdon ëndrrën drejt Botërorit të Katarit, por gjithçka mund të hidhet në erë për shkak të administrimit të keq të ndërrimeve nga ana e Kuperit.

Ish-trajneri i Interit dhe Valencias ka bërë katër ndërrime, duke përdorur katër ndërprerje të ndryshme të lojës, ndërkohë që rregullorja parashikon deri në pesë ndërrime, por vetëm në tre ndërprerje loje. Kështu, fitorja 2-0 e Republikës së Kongos mund të anulohet në tavolinë.

Vendimi nuk është marrë ende. Në Grupin J, Benini është shumë i interesuar për të marrë 3 pikët në tavolinë, pasi kështu do të kalonte pikërisht Kongon në klasifikim, duke fituar të drejtën për të kaluar në turin e tretë, ku 10 skuadra ndeshen mes tyre për 5 vendet që të çojnë në Katar.