Extra Kur ju duket se jeta po ju “dërrmon”, kujtoni këto 6 këshilla...

Kur ju duket se jeta po ju “dërrmon”, kujtoni këto 6 këshilla praktike

Ja gjashtë këshilla për t’ju ndihmuar që të ndjeheni më mirë, atëherë kur mendoni se jeni të dërrmuar nga stresi dhe të rraskapitur nga jeta:

1.Shmangni kurthin e “besimit në një botë të drejtë”.

“Besimi në një botë të drejtë” është një prirje konjitive që është studiuar gjatë prej psikologëve socialë. Për shembull, njerëzit kanë një qasje që, nëse të tjerët janë të varfër, ata duhet ta meritojnë që të jenë të varfër. Mos bini në kurthin që të mendoni se, “Nëse vuaj ekonomikisht, duhet ta meritoj. E meritoj ndoshta sepse jam i pavlerë”.

Terreni i lojës në jetë nuk është i sheshtë. Shumë njerëz të zgjuar e të talentuar përballen me sfida shumë të vështira. Për shembull, fatura të larta mjekësore dhe pa sigurime. Të gjithë kemi marrë disa vendime jo të mira në jetë. Ndonjëherë ka pasoja, dhe të tjera herë, njerëzit e kalojnë gjithë jetën duke marrë veten nga pasojat e vendimeve të mëhershme.

  1. Kujtojini vetes që po bëni më të mirën që mundeni

Dr. Fran Vertue ofron këshillën fantastike: “Kujtojini vetes që po bëni atë që mundeni në këtë moment, duke parë rrethanat dhe burimet që keni. Praktikoni fleksibilitetin me qëllim që të shfrytëzoni shanset që ju paraqiten për të ndryshuar”.

  1. Shmangni kurthin: “Thjesht duhet të punoj më shumë”

Nëse keni prirjen të reagoni ndaj stresit, vështirësive apo lodhjes duke u përpjekur që thjeshtë të punoni më shumë, duhet të bëni të kundërtën, pra të ngadalësoni pak. Gjasat janë që ju tashmë po përpiqeni të bëni më të mirën. Nëse i thoni vetes se përgjigja për zgjidhjen e problemeve tuaja është thjeshtë të punoni më shumë, ky nuk do të jetë një mendim i saktë. Kurthi këtu është se duke i thënë vetes që problemi nuk është se punoni shumë, me gjasë ju i mbyllni vetes mënyra të tjera të përballimit.

  1. Pranoni ripërtypjen

Njerëzit shpesh herë përpiqen të mendojnë rrugëdaljen nga problemet. Ndërkohë është e rëndësishme të kuptojmë se të menduarit me tepri ndërkohë që je në gjendje depresive, në të vërtetë e dëmton cilësinë e zgjidhjeve të problemeve. Nëse tashmë keni menduar shumë për problemin apo situatën tuaj, pranoni që përgjigja ndaj problemeve tuaja nuk qëndron të të vazhduarit të të menduarit mbi atë se si t’i zgjidhni problemet. Nëse merrni një pushim, ka më shumë gjasa që të shtyheni të veproni për gjërat e thjeshta dhe ato që ato mund të bëjnë për ta përmirësuar situatën tuaj. Pushimi bëhet duke u shkëputur nga të menduarit me tepri dhe të zgjidhni që të takoni miq, ose ta fokusoni vëmendjen tuaj gjetkë.

5.Rregulloni ritmet tuaja

Një pjesë themelore e crregullimit bipolar është që të inkurajohet personi të zhvillojë rutina të rregullta të gjumit, ngrënies, shoqërizimit dhe punës. Rregullimi i këtyre ritmeve ndihmon në rregullimin e humorit dhe energjisë. Parimi bazë është i vërtetë për njerëzit në përgjithësi. Nëse keni ulje-ngritje të forta të cikleve të gjumit, ngrënies, shoqërizimit dhe/ose punës, përpiquni të zhvilloni disa rutina të qëndrueshme.

  1. Përdorni strategji psikologjike “vetëzbutjeje”

Nëse ndiheni të paralizuar nga frika e të lodhur nga jeta, ndoshta po përjetoni aspektin ngrirës të “lufto/fluturo/ngri”. Që të jeni në gjendje të mendoni drejt, është absolutisht kritike që të mësoni të përdorni strategji të thjeshta psikologjike, për të qetësuar sistemin tuaj nervor. Përpiquni të përvishni mëngët e të shtriqni krahët. Zhvilloni një plan të personalizuar për gjërat e thjeshta që mund të bëni, kur ankthi juaj është i lartë dhe humori përtokë.