Histori Kur mbesa 5-vjeçare e ambasadorit amerikan në Tiranë udhëtoi vetëm nga Nju...

Kur mbesa 5-vjeçare e ambasadorit amerikan në Tiranë udhëtoi vetëm nga Nju Jorku në Shqipëri

Herman Bernstein

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“La Tribune de l’Aube” ka botuar, të shtunën e 14 shkurtit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me udhëtimin e veçantë asokohe të mbesës së ambasadorit amerikan në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një vogëlushe pesë vjeçare po shkon vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri

“Cherbourg, 13 shkurt.

Anija “President Roosevelt”, e cila lundroi mes stuhisë që nga Nju Jorku, mbart një udhëtare të vogël pesë vjeçare, zonjushën Joyce Gitloin, mbesën e Z. Herman Bernstein, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Fëmija udhëton vetëm dhe do të shkojë te gjyshërit e saj.

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar një nga agjentët e tyre për të vëzhguar udhëtaren e vogël deri sa të arrijë në destinacion.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania