Bota Kurdët, historia një populli të tradhtuar gjithmonë

Kurdët, historia një populli të tradhtuar gjithmonë

Konsiderohen si grupi më i madh teknik pa një shtet. Populli kurd prej rreth 40 milion banorësh shtrihet në një territor malor mes Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit. Pas nisjes së sulmeve ushtarake nga toka dhe ajri nga Turqia, ata ndihen të tradhtuar nga perëndimi.

Në sytë e kurdëve–sirianë, tërheqja e ushtarëve amerikanë nga verilindja e Sirisë, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, një lloj drite e gjelbër për pushtimin ushtarak turk, shihet si tradhtia e radhës e një fuqie të madhe ndaj një aleati që konsiderohet gjithnjë si shumë i vogël dhe jo i rehatshëm.

Historia e kurdëve është historia e iluzioneve të mëdha të ndjekura nga zhgënjime dhe më të mëdha

Kurdistani i madh ka qenë gjithnjë vetëm një ëndërr. Asgjë më shumë. Edhe kur një pjesë e vogël e tij, Kurdistani iraken, guxoi të mbante një referendum, në 25 shtator 2017, duke votuar për pavarësinë nga Iraku, që nuk u realizua asnjëherë. Përkundrazi gjërat u përkeqësuan dhe më shumë për shkak të kundërshtimit të hapur nga ana e Iranit, Irakur, Turqisë si dhe nga mungesa e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

Askush nuk donte një Kurdistan irakian. Asnjeri aktualisht nuk do as një Kurdistan sirian të pavarur. Sidomos Turqia. Ankaraja i frikësohet faktit se një skenar i ngjashëm mund të sjellë sërish në vëmendje aspiratat për pavarësi të më shumë se 20 milion kurdëve që ndodhen në territorin turk.

Populli kurd, me më shumë se 40 milion banorë, mund të jetë ndoshta grupi më i madh etnik pa një shtet, i shpërndarë në një territor malor që shtrihet në Turqi, Siri, Irak dhe Iran.

Që nga shpërthimi i revoltës kundër regjimit sirian në mars të vitit 2011, Rojavat, ashtu si kurdët sirianë, 10 % e popullsisë, quajnë zonën ku banojnë në veri lindje të Sirisë, është kthyer faktikisht në një zonë autonome, pikërisht në këtë zonë u zhvillua dhe fushata e parë e bombardimeve turke për të krijuar një korridor sigurie në kufi.

Tradhtia e parë e madhe ndaj kurdëve është ajo e 24 korrikut 1923, në Lozanë ku fuqitë e mëdha tërhoqën mbrapsht premtimin e bërë tri vite më parë në një traktat që hidhte themelet për krijimin e një shteti kurd të pavarur.

Historia që vjen më pas është e karakterizuar nga përpjekje për pavarësi, të ndaluara apo të suksesshme, si republika e Mahabad, e themeluar në një rajon të vogël të Kurdistanit Iranian në 22 janar 1946. Një përpjekje e parë për autonomi kurde së cilës i kthyen shpinën të gjitha fuqitë aleate. Dhe së cilës Teherani I dha fund pas 11 muajsh.

Historia ka luajtur shpesh kundër kurdëve. Edhe pse vitet e fundit dukej se gjërat po ktheheshin në favor të tyre. Kur në qershor 2014, ushtria irakiene u shkri si dëbora në diell para ofensivës së Isis, ata që shpëtuan qendrën e dytë më të madhe për nxjerrjen e naftës irakiene ishin peshmergët, militantët kurdo – irakienë.

Pak më vonë në shtator të vitit 2014, shtetet e bashkuara të amerikës morën drejtimin e një koalicioni ndërkombëtar – vetëm me anë të sulmeve ajrore – kundër Isis. Uashingtoni kësaj here iu drejtua pikërisht kurdëve sirianë, 10 për qind e popullsisë në vend, për mbështetje në terren. Asnjë vend që merrte pjesë në mision nuk kishte ndërmend të dërgonte ushtarët e tij në terren.

YPG, militantët kurdo sirianë, u bënë të domosdoshëm në terren, dhe iu dha detyra të merrnin kontrollin e qyteteve të pushtuara nga Isis. Ata ia dolën me sukses, por duke paguar një çmim shumë të lartë, pasi të vrarët në radhët e tyre ishin të shumtë.

Ndërsa në verën e 2017-ës, kurdo irakienët bëheshin protagonistë të çlirimit të Mosul, bastionit irakien të Isis, në vjeshtë YPG, shtylla kurrizore e koalicionit të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bënë protagonist dhe në rimarrjen e kontrollit të Raka-s, kryeqytetit të vetëshpallur të ISIS.

Kurdët sirianë kontrollonin në këtë mënyrë një territory të barabartë me një të kartën e Sirisë, që përfshinte qendra për kërkimin e naftës në duart e regjimit të Damaskut deri në vitin 2012.

Presidenti turk Erdogan vëzhgonte nga afër atë që po ndodhte përtej kufirit. Në sytë e tij YPG kanë qenë gjithnjë dega siriane e PKK-së, grupit separatist kurd aktiv në Turqi. Me pak fjalë asgjë tjetër përveç se terroristë. Me pretendimin për të larguar Isis nga kufiri, por në të vërtetë për të ndaluar që YPG të kontrollonte pothuajse të gjithë linjën e kufirit, Ankara ndërmori operacionin “Mburoja e Eufratit” – gusht 2016 – mars 2017

Vetëm 10 muaj më vonë presidenti turk Erdogan do të rifillonte hapur armiqësinë me fushatën ushtarake “Dega e Ullirit”. Objektivi ishte pushtimi i Afrin dhe dorëzimi i tij në duart e militantëve sunitë sirianë aleatë të Ankarasë. Gjë që ndodhi Brenda dy muajsh. Ofensiva e Erdoan ndaloi në Manbij, qytet ku ndodhet kontigjenti amerikan me rreth 2 mijë ushtarë. Kurdët kishin gënjyer veten.

Por aktualisht po përballemi me tradhtinë e fundit. Nga ana e një presidenti i cili nuk e ka dashur asnjëherë praninë amerikane në Siri. Në muajin gusht kreu i shtëpisë së bardhë Trump dhe presidenti turk Erdogan, ramë dakord për ta bërë sa më të sigurtë kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, duke krijuar nja zonë sigurie, objektivi përfundimtar i së cilit ishte ndarja e forcave kurde nga ato turke.

YPG nisi të braktiste vendqëndrimet. Në më pak se dy muaj më vonë, Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje. Dhe për kurdo sirianët tashmë situate është shumë e vështirë.

Të hidhëruar ndoshta as nuk kanë dëshirë të bëjnë pyetjen, nga përgjigja e së cilës kanë frikë sepse e dinë përgjigjen. Përtej deklaratave dënuese të Bashkimit Europian, kush nga, aleatët e tyre të fuqishëm, është vërtet i gatshëm që t’i ndihmojë, duke pranuar rrezikun e një krize shumë të rëndë me Turqinë, apo për të rrezikuar ushtarët përkatës? Përgjigjen kurdët e dinë tashmë: Ndoshta askush

Kurdët e Kurdistanik kanë qenë objekt i një shtypjeje të gjatë politike në historinë e tyre të trishtuar. Që nga vitet ‘50 të shekullit të 20, nacionalizmi arab i praktikuar nga të gjitha qeveritë në këtë vend, bëri të mundur që kjo politikë shtypjeje ndaj tyre të vazhdonte, minoriteti kurd shihej si një kërcënim për një Siri të bashkuar.

Në vitin 1962 qeveria siriane ndërmori një regjistrim të veçantë popullsie duke dalë në përfundimin se në provincën e Hassakahshumë kurdë që jetonin në veri të Sirisë kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vend nga Turqia.

Si pasojë e kësaj iniciative 300 mijë kurdë u privuan nga të drejtat e tyre civile dhe përditshmëria e tyre. Atyre iu fshi identiteti duke i ndaluar që të kishin akses në arsim dhe punësim. Por ata u privuan dhe nga e drejta e tyre për të qenë pronar toke. Si pasojë e evolucionit demografik, dy gjenerata kurde u privuan nga nënshtetësia siriane dhe u braktisën në fatin e tyre.

Partia Baat u themelua nga një i krishterë, Mishel Aflak, dhe nga një mysliman, Salah al-Din Bitar, si një doktrinë e cila ndërthurte socializmin dhe nacionalizmin pan arab.

Kjo parti ishte në pushtet në vitin 1963 dhe ndoqi të njëjtën politikë që mohonte identitetin kurd me mënyra të tjera. Politika e partisë e trajtoi çështjen kurde duke ndryshuar ekuilibrin demografik të pushtetit dhe duke eliminuar kurdët. Një politikë për ndryshimin demografik nëpërmjet projekteve të shumta që synonin asimilimin dhe arabizimin e kurdëve nëpërmjet shpërnguljeve. Nga viti 1965 deri në 1975, 30 mijë kurdë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Në vitin 1963, nisi një projekt arabizimi duke evakuuar popullsitë kurde nga pothuajse 332 fshatrave pranë kufirit turk, duke i zëvendësuar me arabë nga Raka. Ky projekt fshihej nën petkun e një reforme agrare në rajon.

Ky projekt i brezit arab influencoi vazhdimësinë e demogarfisë kurde duke ndarë kurdistanin sirian – Rojava – nga Kurdistani i Turqisë. Plani u realizua vetëm pjesërisht dhe në fund u pezullua në 1976-ën. Regjimi sirian i frikësohej një revolte kurde sidomos nëse vazhdohej me transferimin e arabëve në rajonet e populluara nga kurdët.

Politika dhjetëvjeçare e arabizimit të ndërmarrë nga qeveria siriane në Damask, nuk u kufizua vetëm me krijimin e kolonive arabe në zonat kurde: por kishte dhe një aspekt ekonomik. Në rajonet kurde shteti sirian ka ndjekur një politikë të arabizimit dhe pushtimit në sektorin publik.

Kjo përfshinte hyrjen në fuqi të masave të cilat synonin privimin e kurdëve nga vendet e punës në zonat ku banonin, dhe favorizonin arabët. Përfshirë këtu dhe transferimin e arabëve nga qytete të tjera siriane.

Duke vendosur kështu një emargjinizim ekonomik të rajonit kurd, kjo politikë pushtuese në favor të arabëve, rriti numrin e të papunëve dhe detyroi familjet kurde të Rojava që të emigronin masivisht. Në periudhën 1990 – 2008, kurdët u transferuan në qytetet kryesore siriane, në mënyrë të veçantë në Damask, ku kontribuuan në krijimin e periferive kurde.

Këto politika me objektiv për të zbrazur zonat kurde nga banorët e tyre të origjinës, krijuan kushte jetese jo të mira dhe kontribuan në reduktimin e popullsisë kurde në rajon. Këto politika diskriminuese kontribuan dhe në ekzilin e kurdëve drejt Europës.

Nga viti 2011 deri më sot, që do  të thotë nga fillimi i luftës, kufijtë në veri dhe në jug të Rojava, ishin pothuajse të mbyllur. Në veri Turqia ka vendosur një bllokadë; në jug ISIS kontrollonte të gjitha territoret kufitare të Roajava me një impakt në ekonominë e rajonit.

Nga viti 2014 deri në 2016-ën, çdo shkëmbim ekonomik brenda territorit të Sirisë u pezullua për shkak të ndërprerjeve të rrugëve. E vetmja mënyrë për të arritur në Damask ishte rruga ajrore. I vetmi aeroport në shërbim ishte në kontrollin e regjimit të presidentit sirian Bashar Al Asad.

Ky izolim ekonomik influencoi ndjeshëm jetën e përditshme të kurdëve në zonat e tyre. Dhe pse ata arrinin të mbijetonin falë jetës aktive agrare, gjithsesi nuk mundeshin t’i siguronin një të ardhme të rinjve.

Nuk duhet harruar se kurdët janë të vetmit që kanë mundur Kalifatin, duke krijuar një sistem demokratik për të qeverisur zona të ndryshme, pavarësisht kërcënimeve për sulme nga ana e presidentit të Turqisë Erdogan.