Bota Kurti thirrje NATO-s: Të rritet prania e ushtarëve paqëruajtës në Kosovë

Kurti thirrje NATO-s: Të rritet prania e ushtarëve paqëruajtës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bëri thirrje NATO-s që të shtojë numrin e forcave paqëruajtse në Kosovë.

Kërkesën kryeministri kosovar e bëri gjatë një interviste të dhënë për gazetën gjermane Die Welte.

Në deklaratën e tij ai nënvizoi gjithashtu se rritja substanciale e pranisë së NATO-s në Kosovë dhe pajisjeve ushtarake do të rriste sigurinë në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti për Die Ëelte.

Kërkesa e Kurtit vjen në një moment kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kulmuan me dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe vendosjes së barrikadave në Veri.