Bota Ky është gjenerali iranian që gaboi me avionin ukrainas: Të vdisja më...

Ky është gjenerali iranian që gaboi me avionin ukrainas: Të vdisja më mirë!

Gjenerali iranian Amir-Ali Hajizadeh, komandant i Forcave Ajrore, është njeriu që urdhëroi goditjen me raketë të avionit ukrainas, si pasojë e së cilës u shuan 176 jetë njerëzore.

Tragjedia ndodhi pak pas ngritjes së avionit me pasagjerë nga aeroporti i Teheranit, duke u ndodhur në vendin e kohën e gabuar, e kjo për shkak se gjithçka ndodhi në orët kur forcat iraniane lëshuan raketa hakmarrëse mbi bazat amerikane në Irak.

Ishte vetë gjenerali që pranoi përgjegjësinë e gabimit, duke thënë se ndodhi pasi pritej një sulm i mundshëm nga Amerika.

“Kur dëgjova për rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës, doja të vdisja”, tha ai në një dalje për mediat.

Sipas deklaratave të para, avioni ukrainas u identifikua si një raketë, një gabim në identifikim e cili rezultoi në tragjedi.

Irani zyrtarisht pranoi të martën se forcat e saj ushtarake rrëzuan “pa dashje” një aeroplan që transportonte 176 pasagjerë.