Kuriozitete Ky ishull kërkon të bëhet zona e parë pa kohë në botë...

Ky ishull kërkon të bëhet zona e parë pa kohë në botë (VIDEO)

Një ishull norvegjez po bën fushatë për të hequr qafe konceptin e kohës, duke iu lejuar banorëve të bëjnë “atë që duan, kur ta duan”.

Qytetarët e Sommaroy  në veri të Rrethi Arktik, argumentojnë se orët normale të biznesit nuk duhet të zbatohen ndaj tyre, sepse ata nuk përjetojnë të njëjtën kohë si shumica e pjesës tjetër të botës.

Dielli nuk del në dimër apo perëndon në verë në Sommaroy, duke bërë që ky ishull  prej 300 banorësh, të jetë i pari për t’u bërë zona e parë pa kohë në botë.

Kjell Ove Hveding, udhëheqës i fushatës së Zonës së Kohës së Lirë, tha se qëllimi është të sigurojë fleksibilitet. “Në të gjithë botën, njerëzit karakterizohen nga stresi dhe depresioni,”  tha ai.

”Ne do të jemi një zonë pa kohë, ku të gjithë mund të jetojnë jetët e tyre në maksimum. Fëmijët dhe të rinjtë në fakt duhet të shkojnë në shkollë, por ka hapësirë ​​për fleksibilitet. Qëllimi ynë është të sigurojmë fleksibilitet të plotë, 24/7.”

Në mes të 18 majit dhe 26 korrikut, dielli nuk perëndon në Sommaroy për 60 ditë të plota, duke e bërë të vështirë për tu dalluar  nëse është natë apo ditë.

Drita është vazhdimisht e pranishme dhe ne veprojmë në përputhje me rrethanat. Në mes të natës ju mund të shikoni njerëz në rrugë, fëmijë që luajnë futboll në orën 2:00 të mëngjesit, apo të rinj që bëjnë not.