Aktualitet “Le Matin” (1940): Mbreti Zog ka kërkuar viza për t’u larguar nga...

“Le Matin” (1940): Mbreti Zog ka kërkuar viza për t’u larguar nga Anglia për në SHBA

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 17 korrikut 1940, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vendimin e Mbretit Zog për tu larguar nga Anglia në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Nga Londra, ish-Mbreti i Shqipërisë do të largohet në Amerikë

Uashington, 16 korrik. – Ish-Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili jeton në Londër, ka kërkuar viza për atë dhe familjen e tij për të shkuar në Shtetet e Bashkuara. Largohen nga Anglia gjithnjë e më shumë përpara se të jetë tepër vonë.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania