Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në rajonet e Tiranës dhe të Durrësit mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15.
Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 në një thellësi 7 kilometër nën tokë me epiqendër 3 kilometër në veri të fshatit Bubq.
Lëkundjet sizmike kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Të shumtë kanë qenë qytetarët në Durrës dhe në Tiranë që kanë dalë në rrugë.
Tërmeti i sotëm vjen dy muaj pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që shkaktoi 51 viktima dhe një faturë të kripur financiare.