Aktualitet Lëvizje në polici, largohet drejtori i qarkut Gjirokastër

Lëvizje në polici, largohet drejtori i qarkut Gjirokastër

Pjesë e ndryshimeve në radhët e drejtuesve të policisë është edhe qarku i Gjirokastrës.

Largohet nga detyra Drejtori i policisë në Gjirokastër, Lorenc Panganika. Ai drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit.

Aktualisht Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e  nëndrejtorit. Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër.