Sport Lëvizjet në merkato, City në sulm për Felix, Chiesa tek Juve, Lukaku...

Lëvizjet në merkato, City në sulm për Felix, Chiesa tek Juve, Lukaku pranë Interit

Manchester City kërkon me çdo kusht yllin e Benficas, Joao Felix. 19-vjeçari i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me portugezët, ka një klauzolë të çmendur prej 106milion eurosh, por ‘Citizens’ janë gati ta paguajnë dhe të bëjnë realitet prioritetin numër 1 në listën e trajnerit Guardiola.

Romelu Lukaku është prej kohësh në radarët e Inter. Sulmuesi belg mund të largohet nga Manchester United këtë verë. Klubet kanë nisur tratativat ndërkohë që në lojë është futur edhe Napoli por 70 milion euro janë aktualisht një shifër e lartë për klubin e De Laurentis.

Federico Chiesa kërkon të vishet bardhezi. Sipas mediave italiane lojtari dhe Juventusi kanë rënë dakord për një kontratë 5 vjeçare ku Chiesa do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. Tanimë, Zonjës i mbetet të mendojë për kartonin e 22-vjeçarit që kushton 70 milion euro.