Sport Liverpool-Bayern Munich, ose një finale e parakohshme

Liverpool-Bayern Munich, ose një finale e parakohshme

Liverpool është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit kundër klubeve gjermane (6F, 2B), duke mundur Hoffenheim 2-1 larg dhe 4-2 në shtëpi, në “play-off”-in e sezonit të kaluar. “Reds” nuk kanë humbur kurrë me miqtë nga Bundesliga në “Anfield” (12F, 3B).

Trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp, ishte në krye të Borussia Dortmundit, e cila u mposht 2-1 nga Bayern Munich në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2013, në “Wembley”. Liverpool, gjithashtu, mori më të mirën ndaj Bayernit në Kupën Europiane (sot Champions), duke fituar gjysmëfinalen (1980-1981), falë golit në fushë kundërshtare (0-0 në shtëpi, 1-1 larg), në rrugën për ta kërkuar trofeun për herë të tretë.

Ndeshja e fundit i Bayernit me Liverpool u luajt në Superkupën Europiane të vitit 2001, në Monako, ku klubi anglez, i cili ishte kualifikuar si fitues i Kupës UEFA, mposhti 3-2 kampionët e Europës, në “Stade Louis II”.