Sport Liverpool-Real, nisin negociatat për një shkëmbim të bujshëm

Liverpool-Real, nisin negociatat për një shkëmbim të bujshëm

Jurgen Klopp po kërkon të marrë në “Anfield Road” fantazistin e Realit të Madridit, Marcos Asensio dhe klubi spanjoll duket i gatshëm të negociojë, por kërkon një yll të Liverpoolit në këmbim.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e realit të Madridit kanë kërkuar që në këmbim të Asensios, të marrin në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin anësor të “The Reds” Sadio Mane.

27-vjeçari ka qenë një nga protagonistët e suksesit të Liverpoolit këtë sezon dhe Klopp vështirë se do të heqë dorë prej tij, por nga ana tjetër, madrilenët kanë theksuar se ose marrin Mane në shkëmbim, ose duan 100 milionë euro për kartonin e Asensios.

Spanjolli është vetëm 23 vjeç dhe shikohet si një futbollist me mjaft perspektivë për të ardhmen, por Zidane dëshiron lojtarë të konfirmuar dhe pas Joviç e Hazard, do të donte të kompletonte 3-shen e sulmit me senegalezin e Liverpoolit.