Bota Lloji i ri i koronavirusit, Holanda pezullon fluturimet me Britaninë

Lloji i ri i koronavirusit, Holanda pezullon fluturimet me Britaninë

Holanda do të ndalojë fluturimet me pasagjerë nga Mbretëria e Bashkuar prej ditës së sotme pas zbulimit të një lloji të ri të koronavirusit në ishull.

Sipas qeverisë holandeze, ndalimi i udhëtimi do të qëndrojë në fuqi deri më 1 janar, duke shtuar se po monitoron zhvillimet dhe po shqyrton masa shtesë në lidhje me mënyrat e tjera të transportit.

Holanda shtoi se në fillim të dhjetorit, marrja e mostrave nga një rast në vend kishte zbuluar të njëjtin lloj virusi si ai i gjetur në Britaninë e Madhe.

Me synimin për të kontrolluar përhapjen e virusit, qeveria lëshoi një këshillë “mos udhëto”, përveç nëse është absolutisht thelbësore.