Pavarësisht se njihet me pseudonim e artit Bebe Rexha, të gjithë e dimë që emri i saj i vërtetë është Bleta.
Të gjithë, përveç Lorik Canës!
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ngatërroi publikisht emrin e këngëtares së njohur në Instagram.
Ajo kishte publikuar një video ku dikush e pyet si e ka emrin, ndërsa ajo kthehet dhe mban në duar tullumbacet që shkruajnë “Bebe”.
Në këtë postim, Cana vendosi t’i komentonte: “Do të thuash Blerta?”. Dhe menjëherë i erdhi një përgjigje nga këngëtarja, e cila e sqaron se e ka Bleta.
Për të shlyer fajin, Loriku i përgjigjet: “Ne jemi krenarë për ty!!! Shumë”.
Pas kësaj, besojmë se këngëtarja do t’ia falë gabimin!