Kuriozitete “Los Turcos”: Kush janë spanjollët që ndihen dhe sillen si turq

“Los Turcos”: Kush janë spanjollët që ndihen dhe sillen si turq

Komuniteti në qytetin spanjoll të Saxo-s në jugperëndim ka ushqyer traditën turke për 100 vitet e fundit. Prandaj, ata e quajnë veten “Los Turcos”, që në spanjisht do të thotë turq, por që çuditërisht nuk janë turq etnikë.

Lidhja e tyre e vetme me Turqinë është një shenjt vendas Vlas i cili është varrosur në provincën lindore turke të Sivasit.

Në një festival të fundit kulturor në Saxo, anëtarët e komunitetit dhuruan kapele, veshje dhe simbole osmane. Ata madje sajuan një skuadër e ushtrisë osmane dhe kështu u argëtuan  vizitorët e festivalit 5-ditor.

Zbulimi i këtij komuniteti të vogël ishte, në të vërtetë, një ndërthurje e rrethanave të lumtura. Një zyrtar nga ambasada turke në Madrid ishte me pushime në Saxo, ku i ndodhi të takonte “Los Turcos”-ët.

Përpjekjet e ambasadës kanë ringjallur lidhjet e tyre me Turqinë. Vitin e kaluar, një grup prej 52 personash nga ky qytet spanjoll vizituan Turqinë, e këtë vit ata synojnë ta vizitojnë me një grup edhe më të madh.

Francisco Sanchez, udhëheqësi i komunitetit “Los Turcos”,  tha se ata “kanë një lidhje zemre” me Turqinë.

“Unë nuk mund ta imagjinoja që lidhja të forcohej brenda një kohe kaq të shkurtër. Unë u rrita si një turk”, tha Sanchez, duke shtuar se gjyshi i tij ishte një nga mbrojtësit e “Los Turcos”, dhe se fëmijët dhe nipërit e tij vazhdojnë traditën.

Sanchez thotë se kur një anëtar i “Los Turcos” vdes, arkivoli i tyre do të mbulohet me një flamur turk.