Sport Lotito për Taren: Bëri zgjedhjen e duhur, Milani bëri lojë të “pistë!

Lotito për Taren: Bëri zgjedhjen e duhur, Milani bëri lojë të “pistë!

U kërkua me ngulm nga Milani, por në fund vendosi të qëndronte te Lazio pasi besoi te projekti i Claudio Lotitos.

Në një intervistë presidenti i klubit bardhekaltër ka folur pikërisht për drejtorin sportiv të skuadrës së tij, duke shtuar se nuk i ka pëlqyer aspak mënyra sesi Milani ka dashur të bëjë për vete shqiptarin.

“Nuk jam kontaktuar në asnjë moment nga drejtuesit e Milanit dhe kjo gjë s’më ka pëlqyer fare. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë por çdo klub ka stilin dhe mënyrën e tij. Zgjedhja e Tares është logjike, Lazio në këto momente është një skuadër me një strukturë shumë herë më të mirë se Milani, këtu punohet mirë”, deklaroi Lotito.