Kuriozitete Luksi i zëvendësuar me natyrën: Ishte milioner, tani jeton në një ishull...

Luksi i zëvendësuar me natyrën: Ishte milioner, tani jeton në një ishull të shkretë

David Glasheen quhet ndryshe Robinson Crusoe, por edhe një kopje e Chuck Noland, apo Tom Hanks në filmin “Anijembytja e Jetës”.

Kjo nuk është për t’u habitur kur dihet se z. Glasheen ka jetuar vetëm në një ishull të izoluar për më shumë se dy dekada.

Në vitet 1980, ky australian fitoi miliona si ndërmjetës dhe jetonte një jetë luksoze me gruan dhe dy fëmijët e tij në Sidnei. Por pastaj ai humbi shumicën e parave të tij në bursë, u divorcua nga gruaja e tij dhe vendosi të “zhdukej nga radari”.

Ai u zhvendos me një valixhe në ishullin e pabanuar në Australinë verilindore në 1997. Aty kishte vetëm tre bluza, dy pantallona të shkurtra dhe mbathje noti, disa libra, furçe e pastë dhëmbësh, dhe një fener ndriçues.

Ai vendosi të mbijetojë duke ngrënë ushqim nga natyra. Pjesa më e madhe e dietës së tij përbëhet nga peshku dhe ushqimet e detit që ai i kap vetë. Ai gjithashtu mbledh dhe konsumon ara kokosi, kumbulla, bajame, manaferra, si dhe pi ujë shiu.

David Glasheen largohet nga izolimi një herë në vit kur shkon me anije në Cairns në një udhëtim për pazar. Më pas kthehet me ushqim të konservuar dhe të thatë, sapun, letër higjienike dhe pajisje të tjera higjienike.

Historia e pazakontë e Glasheen është e njohur në të gjitha kontinentet e botës. Kontribues për këtë ishte autobiografia e tij, e shkruar bashkë me Neil Bramwell me titull “The Millionare Castaway”.