Kryesore Majko propozon ndryshime në Kushtetutë: Kush braktis sistemin ta paguajë me ekzistencë

Majko propozon ndryshime në Kushtetutë: Kush braktis sistemin ta paguajë me ekzistencë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko propozoi sot në Kuvend ndryshimin e Kushtetutës lidhur me partitë politike që braktisin sistemin. Majko tha se mes të tjerash duhet të jetë edhe parashikimi se kush braktis sistemin duhet të paguajë edhe me ekzistencën elektorale.

Mazhoranca është e dënuar të zgjedhë kushtetutën. Sot ka dy opozita të cilat me nervozizmin e tyre e bëjnë të pamundur këtë proces. Opozita jashtëparlamentare ka vendosur në provë legalitetin e sistemit. Cilido opozitar që ndjen se nuk fiton përballë Edi Ramës duhet ta gjejë problemin tek vetja. Porblemi i vendit sot nuk është PS. Partia që u krijua nga studentët duhet të pyesë veten pse nuk po bëhet alternativë. Midis arsyeve të ndryshimit të kushtetutës, është se kush braktis sistemin duhet të paguajë jo vetëm politikisht por edhe me ekzsistencën legale. PD duhet të kthehet në sistem. Ne u detyrohemi këtyre burrave dhe grave që nuk braktisën përgjegjësinë për të qenë në Kuvend”, deklaroi Majko.

Majko u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje nëse Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë të ligjshëm 30 qershorin.

Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon rezultatin e 30 qershorit atëherë do shkohet në zgjedhje, të kesh frikë skenarët negativë është dramë personale. PD duhet të kthejë kokën pas”, tha Majko.