Aktualitet Manastirliu: Kemi kontraktuar vaksina për 800 mijë qytetarë

Manastirliu: Kemi kontraktuar vaksina për 800 mijë qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se janë kontraktuar doza vaksine antiCOVID për 800 mijë qytetarë, duke bërë me dije se janë parapaguar 2.9 milionë dollarë për marrëveshjen me Pfizer, krahas parapagimit në instrumentin COVAX.

Më tej Manastirliu shtoi se është rritur numri i testimeve me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit.

“51 pika testimi janë sot në të gjithë territorin dhe lehtësojnë kryerjen e testit duke krijuar mundësinë e këputjes së zinxhirit të infeksionit”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, Manastirliu ka folur edhe për spitali i ri i Fierit, i financuar nga Republika e Turqisë.

“Me financimi e Republikës së Turqisë mike puna ka filluar për ndërtimin e një spitali me kapacitet 150 shtretër në Fier, i projektuar si një spital i cili do të ofrojë shërbime të nivelit të lartë për kirurgjinë, urgjencën, sëmundjet interne dhe gjithashtu dhe një pavijon dedikuar sëmundjeve infektive, të pajisur me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë. Ky spital do ti shërbejë qytetarëve shqiptar si të gjithë spitalet publike”, shpjegoi Manastirliu.