Aktualitet Manastirliu: Po përgatitemi për rritjen e testimeve

Manastirliu: Po përgatitemi për rritjen e testimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastrirliu, në një konferencë për mediat ka thënë se qeveria po përgatitet për rritjen e kapaciteteve spitalore.

Në fjalën e saj, Manastirliu u shpreh se të gjithë duhet të zbatojnë masat kundër COVID, pasi vetëm kështu mund të përballemi me virusin.

“Virusi ka të njëjtën sjellje, virusi nuk ndryshon, ajo që ndryshon është përgjegjësia qytetare për të zbatuar masat me ato armë të njohura dhe të pranuara. Mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social. Janë tre armët të cilat ne i njohim, i kemi të pranuara por për fat të keq jo të gjithë i zbatojnë. Është momenti për të vijuar të nxisim ndërgjegjen e qytetarëve.

Nëse duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla, beteja për rimëkëmbjen e ekonomisë, për rikthimin në normalitet, duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin. Përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat e rëndësishme që kërkojmë të vijojmë aktivitetin, siç janë shkollat, biznesi, ndërmarrjet e mëdha. Tek shkollat ishte një sfidë e vërtetë”, u shpreh Manastirliu.