Sport Manchester United nis negocimin me Juven për Paulo Dybala

Manchester United nis negocimin me Juven për Paulo Dybala

Paulo Dybala do të largohet me të gjitha gjasat nga Juventus në fund të këtij sezoni, teksa ardhja e Cristiano Ronaldo, bëri që argjentinasi të dalë jashtë lojës së tij dhe kaplohet nga forma e dobët përgjatë gjithë sezonit.

“Calciomercato” ka bërë me dije se Manchester United ka filluar kontaktet e para me Juventusin për të nisur tratativën për blerjen e 25-vjeçarit.

Juventus e ka bërë të qartë se nuk e lë të largohet argjentinasin për një ofertë më pak se 100 milionë euro, por në anën tjetër Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar klubit përforcime të menjëhershme për të rindërtuar edhe një herë nga e para skuadrën e “Djajve të Kuq”.

Për Dybala ekziston një mundësi për të kaluar tek Inter, ku ai do të bëhet pjesë e shkëmbimit me Mauro Icardin, por kjo do të kuptohet pas fundit të sezonit. Në të kundërt, e ardhmja e tij do të jetë në Angli, ku shumë klube kanë interes për të.