Sport Mane, më i miri i Afrikës jep një mesazh për njerëzit e...

Mane, më i miri i Afrikës jep një mesazh për njerëzit e fshatit të tij

Sadio Mane ka fituar Topin e Artë të Afrikës për 2019-ën, duke lënë mbrapa shokun e skuadrës te Liverpool, Mohamed Salah, dhe algjerianin Riyad Mahrez, që luan me Manchester City-n.

Sulmuesi i Të Kuqve është futbollisti i dytë senegalez që e fiton trofeun prestigjioz pas El Hadji Diouf, triumfues në edicionet 2001 dhe 2002.

Kjo ka qenë qershia mbi tortë për vitin 2019-të fantastik të Mane, gjatë të cilit ai ka qenë një protagonist absolut.

Sulmuesi ka shprehur emocionet e tij me disa falënderime të veçanta:

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kam fituar këtë çmim. E adhuroj futbollin, jam i lumtur që jam këtu me të gjithë ju. Ia dedikoj këtë çmim familjes sime, shokëve të mi të skuadrës të Liverpool-it, trajnerit tim Jurgen Klopp“, ka thënë Mane.

“Është një ditë e madhe për mua dhe karrierën time. Dua të falënderoj të gjithë senegalezët që më kanë mbështetur gjatë rrugë”

Jam i lumtur sepse do të jenë të gëzuar duke më parë të fitoj këtë çmim, veçanërisht njerëzit e fshatit tim, të cilëve u kisha premtuar se do të fitoja çmimin “Lojtari i Vitit”. Nuk mund ta përshkruaj atë që ndiej. Faleminderit të gjithëve”, tha Mane që nuk e harron kurrë origjinën.