Politika Maqedonia ndryshon emrin, Bushati: Kontributi i partive shqiptare, vendimtar

Maqedonia ndryshon emrin, Bushati: Kontributi i partive shqiptare, vendimtar

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përshëndeti ndryshimet kushtetuese në Maqedoni për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti maqedonas është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime”, shkroi Bushati në Twitter.