Politika Masakra e Selenicës, Basha: Ditë zie! Reflektim për pasigurinë që shtohet çdo...

Masakra e Selenicës, Basha: Ditë zie! Reflektim për pasigurinë që shtohet çdo ditë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për masakrën e ndodhur në Vlorë.

“Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël.

Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve.

Sot është dite zie për Vlorën dhe vendin, por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo dite”, shkruan Basha.