Aktualitet “Maskat”, pritë 50-vjeçarit në Shkodër

“Maskat”, pritë 50-vjeçarit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Dy persona me maska i kanë bërë prit shtetasit Alban Luka, i cili udhëtonte me një makinë “Benz-Mercedez 240”.

Nën kërcënimin e armëve, ata e kanë zbritur 50-vjeçarin nga makina dhe e kanë ulur në gjunjë duke e kërcënuar se do ta vrisnin. Më pas ata kanë nisur të qëllojnë me breshëri automatiku në drejtim të makinës së tij dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë 50-vjeçarin të lirë.

Në vendngjarje mbërriti policia e cila nisi të kryejë hetimet e nevojshme, ndërsa mësohet se Alban Luka në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.