Kryesore Mbi 3 mijë të vdekur nga Covid në Shqipëri që nga nisja...

Mbi 3 mijë të vdekur nga Covid në Shqipëri që nga nisja e pandemisë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 587 raste të reja me Covid-19 dhe 7 humbje jete, duke e çuar në 3004 numrin total të personave që kanë humbur betejën me virusin.

Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3662 testime. Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki:

289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 8,317 pacientë aktivë me Covid-19.

Në spital po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Personat që kanë humbur jetën janë një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.