Pasditen e së shtunës ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Kryedemokrati Basha është shprehur ne mbledhje se ata që nuk kanë ardhur, ndihen të vetëshkarkuar.
Ndërsa Kuvendin e thërritur nga Berisha e ka cilësuar si tubim, ndërsa tha se “ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës dhe logos”.
“Te pranishëm 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen, të tjerët nuk kanë ardhur se ndihen të vetëshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos”- tha Basha.
Kujtojmë se gjatë kësaj mbledhjeje është njoftuar se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve.
Të shkarkuar janë kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.