Kuriozitete Më 19 shkurt sytë nga qielli: Do të shihni hënën më spektakolare...

Më 19 shkurt sytë nga qielli: Do të shihni hënën më spektakolare të vitit

Më 19 shkurt, pra ditën e martë hëna e plotë do të gjendet ekzaktësisht në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën dhe pamjet nga planeti ynë do të jenë super.

Astrologët paralajmërojnë se do të jetë një takim që nuk duhet humbur, pasi  hëna do të jetë më e shndritshme dhe rreth 7 për qind më e madhe sesa një hënë e plotë normale.

Në orën 22:07 minuta të 19 shkurtit, hëna do të gjendet në distancën më të afërt me Tokën, 356.761 kilometra, e asnjëherë tjetër përgjatë të gjithë vitit 2019 nuk do të kemi një hënë të plotë më afër nesh.

Ajo e 19 shkurtit do të jetë superhëna e dytë e vitit, pas asaj që koinçidoi me eklipsin e natës mes 20 dhe 21 janarit.

Mbresëlënës do të jetë edhe takimi i tretë me një superhënë që nga fillimi i vitit, që do të ndodhë më 21 mars, në koinçidencë me ekuinoksin e pranverës.