Kryesore Më 27 shkurt, mbledhje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi:...

Më 27 shkurt, mbledhje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi: Prioritet projekti i ndërtimit të urës mbi lumin Buna

Në datën 27 shkurt do të mbahet në Podgoricë mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit te Zi.

Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive, pas asaj te 3 korrikut 2018 që u mbajt në Shkodër.

Në takimin mes dy kryeministrave (Edi Rama dhe Dritan Abazoviç) në Ohër vitin e kaluar, është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi lumin Buna.

Synimi për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet do të diskutohet gjithashtu në këtë mbledhje duke paraqitur projekte konkrete nga të dyja palët.