Sport Me “Air Albania Stadium” s’bëhet shaka: Gjoba për Tiranën dhe Partizanin

Me “Air Albania Stadium” s’bëhet shaka: Gjoba për Tiranën dhe Partizanin

Në “Air Albania Stadium” nuk mund të sillesh si gjetiu. Këtë mesazh ka dhënë dhe njëherë FSHF-ja, më saktë Komisioni i Disiplinës në këtë federatë, i cili ka vendosur të ndëshkojë klubet e Partizanit dhe Tiranës për sjelljet e padenja të tifozerisë përkatëse.

Dy klubet do të paguajnë gjoba të cilat do shkojnë për zhdëmtimin e 60 ulëseve të dëmtuara në impiantin e ri, pasuar dhe nga të tjera ndëshkime.

Ja vendimet, përfshirë dhe të tjera:

KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.