Extra “Më mirë vonë se kurrë”, merr diplomën e gjimnazit në moshën 94-vjeçare

“Më mirë vonë se kurrë”, merr diplomën e gjimnazit në moshën 94-vjeçare

Grace Lee McClure Smith është një grua amerikane, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave pasi u diplomua në moshën 94-vjeçare. Ajo i kishte braktisur studimet kur ishte 16 vjeç, në vitin 1942, kur burri shkoi për të luftuar, dhe tani vendosi që t’i përfundonte ato.

“Më mirë vonë se kurrë”, tha Grace, e cila mori diplomën e gjimnazit në praninë e fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve.

Grace punoi si shofere autobusi në Madison përgjatë 30 viteve dhe gjithmonë u ka folur fëmijëve të saj kur nuk shkonin mirë me mësime.

“Edhe pse vetë nuk e kishte mbaruar shkollën, neve na thoshte që duhet ta mbaronim me patjetër, pasi shkolla është e rëndësishme”, tregon një nga mbesat e saj.