Politika Me pistoletë në dorë, Ilir Meta shfaqet si Vladimir Putin (FOTO)

Me pistoletë në dorë, Ilir Meta shfaqet si Vladimir Putin (FOTO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shfaqur sot në një situatë të rrallë.

Meta ka pozuar me pistoletë në duar teksa ndodhej në një poligon qitjeje.

Fotot janë bërë publike nga njeriu i tij i afërt, Ilir Kulla.

Ky i fundit shkruan në Facebook se Meta ka marrë 10 në qitje, ndërsa ai vetë notën 9.

Janë të rralla fotot e politikanëve me armë në duar.

Asnjë politikan i lartë perëndimor nuk shfaqet me armë në duar.

I vetmi politikan që pozon shpehsherë me armë është presidenti rus, Vladimir Putin.