Extra Meghan: Familja mbretërore nuk u kujdes për mua kur isha shtatzënë

Meghan: Familja mbretërore nuk u kujdes për mua kur isha shtatzënë

Disa detaje të reja kanë dalë në lidhje me çiftin Meghan dhe Harry në gjyqin kundër Daily Mail.

Meghan akuzon familjen mbretërore, sepse sipas saj nuk janë kujdesur për shëndetin e saj mendor kur ishte shtatzënë.

Në gjyqin kundër tabloidit Daily Mail të dielën Dukeshka tha se ajo ishte e detyruar të mos i përgjigjej tabloideve. “Martesa ime me Harry i ka sjell vendit përfitime në sektorin e turizmit që shkojnë në miliarda paund, ndaj nuk i detyrohem taksapaguesve asgjë”.

Ajo është ndjerë veçanërisht e shqetësuar nga lajmet ndaj saj në periudhën gjatë shtatzënisë dhe thekson se nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga familja mbretërore për t’u ndjerë më e qetë.

Këtë gjë e kanë deklaruar edhe miqtë e saj, të cilët theksojnë se nuk e kishin parë kurrë më parë Meghan në atë gjendje. “Nuk e kishim parë kurrë atë në atë gjendje, dhe me të drejtë ishim shqetësuar, sidomos sepse Meghan ishte shtatzënë. Familja mbretërore nuk e mbrojti atë dhe për më tepër ajo ishte e ndaluar të mbrohej”.

Meghan gjithashtu theksoi me bindje se shpenzimet e dasmës nuk i kanë kushtuar asgjë taksapaguesve, por familjes mbretërore. Ish-dukesha hodhi poshtë të gjitha akuzat, por drejtësia ende nuk ka një vendim përfundimtar.