Kryesore Meksi publikon dokumentin: Si propozova heqjen e yllit nga Flamuri Kombëtar

Meksi publikon dokumentin: Si propozova heqjen e yllit nga Flamuri Kombëtar

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi në një postim të bërë në Facebook, ka treguar sesi u propozua dhe u hoq ylli komunist nga flamuri kombëtar.

“Me qenë se u përmend këtu si u hoq ylli nga Flamuri Kombëtar në fillim të prillit 1992…po e tregoj si dëshmitar i atij akti.

Isha une që bëra propozimin me gojë nga vendi….nga krahu i majtë i sallës dikush foli që duhet me shkrim propozimi dhe unë shkruajta me nxitim…siç dhe shihet…dhe nxitova t’ia dorëzonja Kryetarit z. Arbnori…por prapë i njëjti zë tha se duhen 25 firma u ktheva tek bankat dhe shumë nga deputetët u afruan dhe firmosën e dorëzova dhe u miratua…..”, ka shkruar Meksi, ndërsa bashkangjitur, ka postuar edhe dy foto, ku  shihen firmat.