Politika Memoriali i hebrenjve në Tiranë, Rama: Borxhi që Hollivudi i ka Shqipërisë

Memoriali i hebrenjve në Tiranë, Rama: Borxhi që Hollivudi i ka Shqipërisë

Pas memorialit të viktimave të grusht-shtetit të 2016-ës në Turqi, Tirana ka tashmë dhe memorialin e Holokaustit, përuruar këtë të enjte.

Kryeministri Edi Rama, tha se për atë që shqiptarët kanë bërë për hebrenjtë, duke i shpëtuar nga nazistët, përbëjnë një njollë në ndërgjegjen dhe të vetë Hollivudit.

“Dua të them me bindje që Shqipëria me episodet, personazhet që ndihmuan hebrenjtë mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit që ka prodhuar disa kryevepra për këtë epokë por që do kishte bërë më shumë nëse do ishte referuar episodeve të shpëtimit të tyre në Shqipëria.

Që nga udhëtimi me kuaj i një familje që për 24 orë transporti 17 hebrenj në momentet e ndërrimit të pushtuesve pak pas kapitullimit të Italisë.

Apo familjes Myrto në Kavajë që deri në fund ishte besnik deri në fund ndaj mikut të tij hebre.

Apo familja e Nuro Hoxhës që strehoi 4 familje, historia dëshmon se ai u tha se nga sot jemi një familje dhe ne do përgjigjemi me jetë për ne.

Ne jemi i vetmi vend me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, ku hebrenjtë vinin për të kërkuar mbrojtje dhe shpëtim dhe mbetet e jashtëzakonshme edhe për klerin shqiptar ku autoritetet u thirrën ne Berlin në kohën e një vakumi ku u konsideruan si pala negociuese, atyre iu kërkua: e drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Dhe atëherë këta përfaqësues dhanë një përgjigje, një nga fjalët e arta: Arin Po, Hebrenjtë jo!

Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimin për të gjithë ne për ta ruajtur jo thjesht si një histori që tregohet në ditë të shënuara por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar brez pas brezi .

Brenda saj ka shumë anë si anët e një guri të çmuar që ngado ta kthesh shkëlqen. Në letrën e tij të rekomandimit për një bujtës shqiptar, fotografi hebre Gavra Mandil shkruante: ‘shqiptarët vërtet nuk janë të edukuar me trashëgiminë e Gëtes, por njohin vlerën e jetës që e mbrojnë kudo dhe kurdo pa kërkuar asgjë mbrapsht’“, tha ai.

Nga ana tjetër, ambasadorja Yuri Kim, e pranishme në ceremoni, tha se  “nuk ka shumë popuj në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë”.

“Pas ngjitjes në pushtet të Hitleri familjet shqiptare shpëtuan qindra familje hebreje nga vdekja e sigurt. U përmend ajo kur pushtuesit nazistë kërkuan një listë të hebrenjve, qeveria refuzoi. Shqiptarët nga të gjithë sferat e jetës, elita, fshatarë, klerikë, shpëtuan hebrenjtë, miqtë e tyre. Është një histori kurajoze dhe frymëzuese dhe e nderit, e besës shqiptare”, tha Yuri Kim.