Extra Mercedes-Maybach S-Class i ri, përkufizimi i ri i luksit 

Mercedes-Maybach S-Class i ri, përkufizimi i ri i luksit 

Që nga hedhja në treg në vitin 2015, rreth 60 000 njësi Mercedes-Maybach S-Class janë shitur në të gjithë botën. Në vitin 2019, rreth 12 000 njësi janë shitur në të gjithë botë, një shifër rekord për modelet Mercedes-Maybach S-Class. Në përqindje, rritjet e shitjeve në Kinë shënuan numra dyshifrorë. Krahas Kinës, ka patur një rritje të kërkesës dhe në tregjet kryesore, të tilla si Rusia, Koreja e Jugut, SHBA-të dhe Gjermania. Ndërkohë, Mercedes-Maybach S-Class i ri do të vazhdojë të njëjtën histori suksesi. Modeli i ri kombinon përsosmërinë dhe zgjidhjet e teknologjisë së avancuar të modelit të ri Mercedes-Benz S-Class, të prezantuara së fundmi me ekskluzivitetin dhe traditën e Maybach.

Modeli i ri do të jetë rreth 18 cm më i gjatë, krahasuar me variantin Long (i gjatë) të Mercedes-Benz S-Class të ri. Falë ndjenjëseve Ekzekutive, si pjesë të paketës standarde dhe paketës së shoferit, pjesa e pasme shndërrohet në një zonë komode pune ose çlodhjeje. Këto veçori plotësohen me detaje të tjera ekskluzive, të tilla si zona me hapësira më të gjera dhe me zbukurime në pjesën e pasme të sediljeve të përparme, si dhe në hapësirën ndërmjet dy pasagjerëve, në pjesën e pasme. Në shumë tregje, shitjet e Mercedes-Maybach S-Class do të fillojnë para fundit të këtij viti. Ndërkohë, në tregun europian shitjet do të fillojnë në Gjermani në pranverën e vitit 2021, të cilat do të pasohen dhe nga tregjet e tjera.

“Me modelin e ri Mercedes-Maybach S-Class, forcojmë akoma më shumë gamën e produkteve tona progresive, moderne dhe ekskluzive, pak para 100 vjetorit të modelit të parë Mercedes-Maybach”, shprehet Dirk Fetzer, Drejtori i Menaxhimit të Produkteve Mercedes-Maybach. “Siç ka ndodhur dhe në atë kohë, edhe klientët e sotëm kanë pritshmëri të larta për ekskluzivitetin dhe individualitetin, dizajnin elegant dhe standardin e klasit më të lartë, të gjitha të bazuara në teknologjinë më të fundit. Sidomos në lidhje me komoditetin, sigurinë dhe dizajnin, Mercedes-Maybach S-Class i ri ka karakteristika unike në segmentin luksoz shumë të famshëm”, thotë ai.

Mercedes-Maybach S-Class (gjatësia/gjerësia/lartësia: 5469/1921/1510 milimetra) është një sallon klasik me tre hapësira. Karakteristikat dalluese në pjesën e përparme përfshijnë grilën me elementë të kromuar dhe emblemën klasike Mercedes-Maybach. Kjo bie në sy që nga shiritat në pozicion vertikal dhe tridimensionalë. Emri MAYBACH është përshtatur me elegancë në hapësirën e kromuar të grilës. Dyert e pasme janë më të gjëra se ato të modeleve të mëparshme, apo dhe ato të modeleve të reja S-Class. Ekskluziviteti shquhet gjithashtu dhe nga logoja e Maybach në pjesën e pasme. Sipas kërkesës, Mercedes-Maybach S-Class i ri mund të pajiset me dyer të pasme të komandueshme në mënyrë elektrike.

Pamja ekskluzive e Mercedes-Maybach S-Class të ri mund të përmirësohet dhe nga opsioni me dy ngjyra dhe me një vijë ndarëse, e cila aplikohet me dorë në standardet më të larta të cilësisë. Kjo do të jetë në dispizicion si opsion i veçantë, sikunder është dhe teknologjia dritave DIGITAL LIGHT. Kjo lejon funksione të reja, p.sh. projeksioni i sinjalistikës paralajmëruese në pjesën e përparme të fushëpamjes. Në secilën dritë, DIGITAL LIGHT ka një modul të dritës me tri LED-ë jashtëzakonisht të fuqishëm, me dritë që përthyhet dhe drejtohet nga 1.3 milion mikro pasqyra.

Interiori: Hapësira bujare dhe komoditet maksimal veçanërisht në pjesën e pasme

Interiori i modelit të ri Mercedes-Maybach S-Class bazohet në dizajnin e brendshëm plotësisht të ridizenjuar të Mercedes-Benz S-Class. Pamja e re e panelit të kontrollit, konsola qëndrore dhe hapësira në pjesën anësore, duket se noton mbi një peizazh hapsinor të gjerë.

Ndërkohë, në dispozicion do të jenë deri në pesë konfigurime të ekrani. Pjesë e paketës standarde është dhe ekrani OLED 12.8 inçësh në qendër, i cili do të jetë i pajisur me procesurë të teknologjisë më të fundit. Ndërkohë në pjesën e përparme, në zonën e drejtuesit të mjetit, është vendosur dhe një ekran 3D në madhësinë 12,3 inç, me përfaqësim tre-dimensional të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe efekte të theksuara të thellësisë dhe hijes, opsione të cilat janë në dizpozicion sipas kërkesës.

Pamja dalluese e ekranit të drejtuesit të mjetit në mënyrën e shfaqjes Exclusive, nënvizon statusin e veçantë të Mercedes Maybach: Pjesa anësore e instrumenteve janë në ngjyrën ikonë të artë në rozë.

Kjo ngjyrë përdoret gjithashtu dhe për ndriçimin aktiv të ambientit (si pajisje opsionale), d.m.th. brezi i dritave LED është kombinuar me shumë elegancë me komoditetin dhe funksionet e tjera të sigurisë. Ngjyra rozë e artë dhe shkëlqim ametisti (amethyst glow) janë dy ngjyra tërësisht të reja të ndriçimi aktiv i ambientit. Ekrani në pjesën e pasme, mirëpret pasagjerët me një presence të veçantë ndriçimi. Ndërkohë ndriçimi në pjesën e pasme ka dhe premierën e tij në modelin e ri Mercedes-Maybach. Kjo ndjek dëshirat e pasagjerëve në disa aspekte: në elementë që lidhen me tonalitetin, shkëlqimin, dhe pozicionimin e ndriçimit, të cilat mund të përshtaten sipas dëshirës. Ekziston gjithashtu një gamë e gjerë opsionesh të ndërmjetme, mes ndriçimit të përshtatur për kushtet e punës dhe dritës relaksuese të sallonit luksoz.

Në bord janë gjithashtu dhe një mori opsionesh të reja të luksit klasik: opsionet e reja përfshijnë sipërfaqe më të mëdha të dekoruar në sediljet e përparme. Materiali i drurit i cilësisë superiore rrethon pjesën e pasme të ndenjëseve të përparme. Varësisht zgjedhjeve opsionale, ndenjëset e Klasit të Parë janë të specifikuara, një hapësirë dekorimi e ngjashme është vendosur dhe në pjesën ndërmjet pasagjerëve në pjesën e pasme.

Ndërkohë, modelin Mercedes-Maybach S-Class i ri do të jetë 18 cm më i gjatë krahasuar me Mercedes-Benz S-Class Long (variantin e gjatë) dhe rrjedhimisht përfitohet më shumë hapësirë në pjesën e pasme.