Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se fjalori i përdorur nga Presidenti Francez Emanuel Makron për NATO-n ishte i ashpër dhe bëri të qartë se ajo nuk ndante të njëjtin qëndrim me të.
“NATO mbetet gur themeli i sigurisë sonë”, tha Merkel në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin.
Kreu i Aleancës gjithashtu hodhi poshtë opinionin e Macron për NATO-n, raporton Reuters.
Macron ishte shprehur më parë në një intervistë për “The Economist” se NATO është në gjendjen e vdekjes klinike dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeteshin më tek Shtetet e Bashkuara.
Macron tha se gjendja aktuale mund të përshkruhet si vdekja e trurit të NATO-s dhe shtoi se Evropa është në prag të një humnerë.