Aktualitet “Merrte çfarë gjente nëpër xhepa dhe sirtarë”, Artan Hoxha: Zyrtarin e vidhte...

“Merrte çfarë gjente nëpër xhepa dhe sirtarë”, Artan Hoxha: Zyrtarin e vidhte pastruesja, e kapi me kamera, por nuk e denoncoi

Artan Hoxha ka treguar historinë e një tjetër zyrtari të cilin e vidhte pastruesja e shtëpisë, por në këtë rast nuk merrte para nga kasaforta, por nga sirtarët dhe xhepat.

Hoxha tha se zyrtari e gjeti se kush i vidhte paratë, duke vendosur kamera në banesë, por nuk e denoncoi pastruesen në polici.

“Kemi një rast të një zyrtari tjetër, që dyshonte se i vidhnin banesën. Nga kamera gjeti që po e grabiste pastruesja. Nuk e denoncoi. Thjesht largoi pastruesen.

Thirri një nga kompanitë që shesin pajisje, vendosi kamera dhe e gjeti që po e vidhte pastruesja.

Ajo, çfarë gjente nëpër xhepa dhe sirtarë, i merrte ajo…

E gjetën, e larguan pastruesen dhe nuk denoncoi në polici“, deklaroi Hoxha.