Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës për mediat se “nuk iki megjithëse e di mirë sesa shumëfish është sfida e shlyerjes së tij nëse ne nuk fillojmë qysh nesër të ndryshojmë nga ata që jemi sot.
Në tërë muajin korrik do të nisim debat të brendshëm të qeverisjes qendrore dhe vendore dhe për të programuar të tëra ndryshimet e nevojshme në funksion të sfidës dhe korrigjimeve të nevojshme. Debat për të analizuar dhe pozicionin tonë të ri në skenën politike të vendit, qoftë me opozitën parlamentare dhe qoftë jo parlamentare”.
Ai pati edhe një ftesë për opozitën.
“Plaga e hapur kërkon kurim. Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë dhe drejtësinë. Jo vetëm e kanë humbur davanë, por as zoti nuk i shpëton dot nga rrënimi përfundimtar.
Dua të jem i qartë. Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë dhe paqja do të fillojë duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë. Marrëveshja bëhet pa kushte bashkarisht për të ndihmuar Shqipërinë në hapjen e negociatave”, tha Rama.